Ylli i Realit mungon ndaj Getafes, dyshohet për infektim me COVID-19

Real Madrid sapo ka konfirmuar se Federico Valverde do të mbetet jashtë skuadrës për ndeshjen ndaj Getafes.

Real Madridi do të përballet me Getafen në udhëtim në kuadër të xhiros së 33-të të La Ligas.

Por, “Los Blancos” këtë përballje do të duhet ta zhvillojnë pa mesfushorin Valverde.

Reali ka konfirmuar mungesën e uruguajanit shkaku i dyshimit për COVID-19. Valverde kishte pasur kontakt me një person që ka rezultuar pozitiv, edhe pse testet fillestare kanë rezultuar negative, Reali nuk dëshiron të rrezikojë.

“Real Madrid konfirmon se lojtari, Fede Valverde ka qenë në izolim që nga dita e djeshme, të shtunën, 17 prill, pasi ka qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me një person që ka rezultuar pozitiv për COVID-19, megjithëse lojtari ka dhënë rezultate negative në të gjitha testet që kanë janë kryer”, u tha në deklaratë.

“Fede Valverde nuk do të jetë në dispozicion sot për ndeshjen kundër Getafe CF”, deklaroi Real Madrid.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *