Dita e Loriana Kukës, synohet një tjetër medalje për Kosovën nga Kampionati Evropian i xhudos

Sot është dita e tretë e Kampionatit Evropian të xhudos që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.

Ekipi kosovar i xhudos i udhëhequr nga trajneri Driton Kuka po tregon suksese të jashtëzakonshme pasi në dy ditët e para fituan dy të arta dhe një të bronztë duke e udhëhequr renditjen e përgjithshme.

Në ditën e parë, Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë në kategorinë deri në 48 kilogramë, kurse Nora Gjakova mori të bronztën në kategorinë deri në 57 kilogramë, shkruan GE.

Dje shkëlqeu edhe Akil Gjakova që fitoi të artën në kategorinë deri në 73 kilogramë, teksa Laura Fazliu humbi në duelin për medalje të bronztë.

Deri tash kemi dy kampionë evrope, ndërsa Loriana Kuka mund ta kompletojë het-trikun e medaljeve të arta sot.

Ajo ndeshet në kategorinë deri në 78 kilogramë, ndërsa raundin e parë e kaloi pa luftë.

Në të dytin, Kuka do të ketë punë me xhudisten ukrainase, Anastasiya Turchyn.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *