Llapi ka triumfuar me rezultat 0 me 2 ndaj Gjilanit në ndeshjen e sotme të Superligës së Kosovës.
Skuadra e Tahir Batatinës ka triumfuar me rezultat 0 me 2.
Ishte një ndeshje ku Gjilani nuk tregoi pothuajse asgjë dhe të vetmin rast e kishte me Çyrbja por që nuk arriti ta dërgonte topin në rrjetë.
Dy golat e fitores për skuadrën e Llapit në këtë takim i shënoi Edon Sadriu.
Pas ndeshjes është prononcuar edhe trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi.
Muinishi tha se skuadra e tij e nisi ndeshje me nervozizëm dhe se kjo duhet të jetë një pasqyrë për sezonin e ardhshëm.
“Ne e filluam ndeshjen me nervozizëm, sot nuk luajtëm mirë. Na ka munguar shumë sulmuesi Razak, kemi pasur problemin e pasimit të fundit. Unë i përgëzoj lojtarët për angazhimin dhe kjo shërben për të krijuar një paqyrë për sezonin e ardhshëm” tha Munishi.