Chelsea raportohet se është gati për të bërë një ofertë të majme për Jude Bellingham.
Ai është vetëm 17-vjeçar, por ka marrë vëmendje të madhe pas paraqitjeve të mira me skuadrën e parë të Borussia Dortmundit.
“Eurosport” shkruan se Chelsea është e gatshme për të paguar 100 milionë funte për shërbimet e tij.
Bellingham te Dortmundi u transferua në korrik të vitit të kaluar nga Brimingham për 23 milionë euro dhe ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023.
Pozita natyrale e Jude Bellingham është ajo e mesfushorit qendror.