Garë e fortë dhe interesante për titullin kampion në Turqi. Besiktasi kryesues (+5 pikë nga Fenerbahce) barazoi sot 2-2 në shtëpi kundër Ankaragucu, skuadër me të cilën luajnë edhe Endri Çekiçi e Idriz Voca. Sulmuesi nga Pogradeci mungoi për shkak kartonësh, ndërsa mesfushori dardan u fut në fushë pas gjysmë ore lojë.
E veçanta e kësaj ndeshje ishin golat e Besiktasit. Më saktë autogola, të dy me kokë, madje nga i njëjti lojtar! I pafat kroati Ante Kulusic, i cili dërgoi gabimisht topin në portën e tij në minutat (45+4′) dhe (52′). Avantazh i dyfishtë për bardhezinjtë, të cilët kishin humbur një penallti në minutën e pestë.
Gjithsesi, futbolli është i çuditshëm dhe në ndihmë mbrojtësit Kulusic i erdhi shoku i tij i skuadrës, Joseph Paintsil. Arbitri kryesor akordoi edhe dy penallti të tjera, por kësaj radhe për Ankaragucu. Sulmuesi ganez i shndërroi të dyja në gola dhe ndeshja përfundoi pa fitues.
#BJKvANK #AnteKulusic pic.twitter.com/JcdnMEMG7i
— Ahsen (@ahsennk1) April 16, 2021
(Ante kulusic K.K) ŞQMALMQŞQÖQŞMW ÖQMQŞQÖQŞWMWŞWÖWLKW pic.twitter.com/parRHHkOIP
— Yusuf ile maç saatine doğru? (@TinerciiYusuf) April 16, 2021