Real Madridi nuk mposhtet as në ‘Anfield Road’, kalon në gjysmëfinale

Liverpooli nuk ka mundur të shkojë më larg se një barazim 0-0 ndaj Real Madridin në ndeshjen kthyese të çerekfinales së Ligës së Kampionëve, duke u eliminuar nga gara.

Kjo pasi ndeshja e parë e zhvilluar në Madrid ishte mbyllur me rezultat 3-1 në të mirë të mbretërve.

Rastin e parë në ndeshje e kishte Mohamed Salah që në minutën e tretë, por nuk shënoi.

Pas tij provoi Jame Millner me një goditje nga distanca, por Thibaut Coutois bëri një pritje të shkëlqyer.

Në minutën e 18-të, Karim Benzema tenton të pasojë, por topi i tij prekët nga mbrojtësi Ozan Kabak dhe shkon në shtyllë. Rast i mirë për Real Madridin.

Në minutën e 41-të, Salah sërish kishte rast të mirë, por gjuajtja e tij shkoi mbi portë.

Liverpooli e mbylli në sulm me rastin më të mirë në ndeshje, ku Georginio Wijnaldum, edhe pse i vetmuar, gjuan lart mbi portë.

Edhe pjesa e dytë nis me Liverpoolin në sulm, ku Firmino kishte rast shumë të mirë, por shumë më mirë reagoi Courtois.

Rastin për e parë për Real Madridin e kishte sulmuesin Vinicius Jr, i cili në minutën e 66 rrezikoi bukur, por Alisson ishte në vend.

Në minutën e 81-të, Benzema ka mundur ta hap ndeshjen, por goditja e tij shkoi mbi shtyllë.

Deri në fund nuk kishte raste dhe ndeshja u mbyll pa gola.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *