KB Golden Eagle Ylli është shpallur kampion në edicionin e parë dhe historik të Ligës Unike.
Skuadra suharekase ka mposhtur në finale Pejën në një ndeshje që kampioni u mësua vetëm në çastet e fundit të ndeshjes.
Ndeshja e zhvilluar sonte në palestrën “Dhimitraq Goga” në Durrës ka përfunduar me rezultatin 79-82.
Erjon Kastrati ishte më meritori në këtë fitore të Yllit, duke shënuar 21 pikë. Ai u ndihmua edhe nga Mitchel Wilbekin që shtoi 18 pikë tjera.
Kurse, te Peja sonte u dallua AJ Walton që shënoi 25 pikë.