FC Liqeni shkruan historinë, fiton Kupën e Kosovës dy vite pas themelimit

FC Liqeni e ka shkruar historinë, duke fituar për herë të parë trofeun e Kupës së Kosovës në futsall.

Skuadra nga Drenasi në finale kanë mposhtur klubin e Liburnit.

Koha e rregull në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë u mbyll me barazim 3-3, ndërsa pas vazhdimeve lojtarët e Liqenit shënuan edhe dy gola, për ta mbyllur finalen me rezultat 5-3

Për FC Liqenin padyshim që ky është një sukses i madh, duke marrë parasysh se si klub janë themeluar vetëm para dy viteve.

Në rrugën drejt finales, Liqeni kishte mposhtur Malishevën, Pejën dhe Mabetex Prishtinën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *