Zhvillim i bujshëm dhe kthesë që do të ndryshonte futbollin nga ana e UEFA-s, sipas asaj që ka raportuar prestigjozja “The Sun”.
Qeveria europiane e futbollit është duke menduar të modifikojë rregullin e golit në transfertë.
Më specifikisht, qëllimi është ai që të hiqet pesha e golit jashtë fushe në rast të kohës shtesë.
Vendimi mund të merret që gjatë javës, në sajë të mbledhjes së komitetit për kompeticionet UEFA, në program nesër.
Pra, duke bërë një shembull konkret, ndeshja Juventus-Porto, e cila u mbyll 3-2 pas kohës shtesë duke i siguruar kualifikimin ekipit të Coinceicao, pas suksesit 2-1 në Portugali.
Kualifikimi, me rregullat e reja do të vendosej me penallti, pasi nga momenti i shtesës, zerohet gjithçka.