Si shkak i formës së dobët të Rashicës, çmimi i tij tashmë është përgjysmë më i ulët se viteve të kaluara. Para dy viteve, ai vlerësohej nga klubi gjerman me shumën rreth 30 milionë euro.
Milot Rashica dikur ishte dëshirë e shumë klubeve evropiane, si rezultat i performancave me fanellën e Werder Bremenit.
Mirëpo, forma e lojtarit në dy sezonet e fundit ka bërë që për yllin kosovar të flitet pak.
Madje, edhe atëherë kur flitet për të, kryesisht bëhet fjalë për kritika në lidhje me paraqitjet e tija.
Werder Bremeni para dy vjetësh i kërkonte deri në 30 milionë euro për 24 vjeçarin.
E tash, klubi gjerman do të ishte i kënaqur nëse do të mund ta shiste vushtrriasin për 15 milionë euro.
Ish-futbollisti i Vushtrrisë dhe Vitesses realizoi golin e pare prej qeshorit të vitit të kaluar në fundjavën që shkoi nga penalltia kundër Leipzigut në humbjen 1:4.
Tash, Werderi pritet që ta shes Milotin gjatë kësaj vere.
Në të kaluarën, interesim për përfaqësuesin kosovar kishin shfaqur Leipzigu, Bayer Leverkuseni dhe Hertha Berlini në Gjermani dhe Aston Villa në Angli.