Kylian Mbappe u zu gabimisht në pozitë jashtë loje në pjesën e parë të takimit të dytë në Ligën e Kampionëve midis Paris Saint-Germain dhe Bayern Munchen.
Angel Di Maria bëri një pasim te francezi i cili pranoi topin me lehtësi, mirëpo gjyqtari anësor e ngriti flamurin për pozitë jashtë loje.
Por, reprizat e momentit, qartë treguan që sulmuesi i PSG-së ishte në krah me mbrojtësin e Bayernit që e vinte atë në pozitë të rregullt.
Vendimi arbitrit anësor për të treguar se ishte në pozitë jashtë loje, ndaloi një aksion që mund të përfundonte me gol, e më pas të rishikohej në VAR.
Mbappe i demonstroi zyrtarit të ndeshjes me se nuk ishte në pozitë jashtë loje, për më shumë ky veprim ka acaruar edhe tifozët në rrjetet sociale.
Një përdorues i Twitter shkroi: “Flamuri duhet të kishte qëndruar poshtë. Mbappe mund të mos kishte qenë në pozitë jashtë loje”.
Një i dytë shkroi: “Bayern shënoi golin, derisa Mbappe gabimisht u vë në pozitë jashtë loje”.
Një i tretë shtoi: “Ehm Mbappe nuk ishte jashtë loje aty”. /Telegrafi/