Trajneri i Bayern Munich, Hansi Flick, ka folur pas eliminimit nga Liga e Kampionëve ndaj PSG-së.
Sipas tij rezultati i ndeshjes së parë ishte i papranueshëm, por lavdëron skuadrën për paraqitjen
“Duke pasur parasysh ndeshjen e parë, me të gjitha rastet tona dhe ato që dhamë; pa golin e tretë, do të kalonim”.
“Ju e patë sa të rrezikshëm janë ata në sulm”.
“Unë duhet ta komplimentoj ekipin tim, edhe pse Parisi kaloi tutje. Si një humbës i drejtë, unë do të doja t’i përgëzoja ata”.
“Normalisht, skuadra ime ka kaq shumë cilësi në sulm, por sot e kishim atë goditjen përfundimtar. Ne duhet ta pranojmë këtë, edhe pse do të donim një rezultat tjetër”, deklaroi Flick.
Bayern Munich u eliminua pas rezultatit të përgjithshëm 3-3, por pranimi i tre golave në shtëpi në ndeshjen e parë iu kushtoi.