Janë mbyllur dy takimet kthyese të fazës çerekfinale në Ligën e Kampionëve.
Paris Saint-Germaini është kualfikuar në gjysmëfinalë të ligës më prestigjioze në Evropë. Parisienët ndonëse u mposhtën në shtëpi 0:1 nga Bayern Munich, arritën kalimin tutje për shkak të golave që kanë shënuar në “Allianz Arena” (rezultat i përgjithshëm 3:3).
Për “Bavarezët” golin e vetëm e ka shënuar Choupo-Moting në minutën e 45-të, por që doli të jetë i pamjaftueshëm.
Chelsea në anën tjetër ka siguruar biletën për në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pasi triumfoi me rezultat të përgjithshëm 2:1 ndaj Portos.
Takimi i dytë i zhvilluar sonte u mbyll pa gola 0:1 me golin e shënuar nga Taremi në inutën e katërt shtesë.
Kujtojmë se nesër zhvillohen dy takimet tjera, Dortmund – Manchester City dhe Liverpool – Real Madrid.