Formacionet: Rooney kundër United, Solskjaer ndryshon formacionin e tij

 

Manchester United do të luajë kundër Derby-t në ndeshjen e vlefshme për Fa Cup. “Djajtë e kuq” kanë një transfertë shume delikate përballë ekipit që garon në Championship. Interesant është fakti që kundër United do të luajë Wayne Rooney. Takimi do të nisë në orën 20:45.

Sulmuesi do të vihet përballë të kaluarës së tij, ndërsa trajneri Ole gunnar Solskjaer ka bërë shumë ndryshime. Romero e nis nga minuta e parë në portë, ndërsa në majë të sulmit do të jetë Ighalo. Sulmuesi i ardhur në merkaton e janarit do të ketë mbështetjen e Bruno Fernandesit dhe Lingardit të rikthyer në formacion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *