Komisioni i disiplinës merr masa ndaj Ibrahimoviç që e ofendoi gjyqtarin

Zlatan Ibrahimoviç u bë protagonist fundjavën e kaluar pas kartonit të kuq të marrë në ndeshjen ndaj Parmës me pretendimin se kishte ofenduar gjyqtarin kryesorë të takimit.

Ditën e sotme, Komisioni i Disiplinës në Itali ka lënë në fuqi vendimin e gjyqtarit Mareska, duke e pezulluar Ibrën për një ndeshje dhe 5 mijë euro gjobë me arsye se ka mbajtur një kritikë mosrespektuese ndaj zyrtarit të ndeshjes.

Kështu suedezi shtatlartë humbet ndeshjen ndaj Genoas në kampionat, e planifikuar për tu luajtur ditën e diel në orën 12:30.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *