Kylian Mbappe dhe Real Madrid do të bashkohen së shpejti. Bomba e lëshuar nga emisioni “Chiringuito” në Spanjë ka bërë xhiron e rrjeteve sociale.
Ka qenë drejtori Pedrerol ai që ka hapur puntantën e djeshme me këtë fjali: “Kylian Mbappe do të luajë te Real Madrid sezonin tjetër. Mbappe do të veshë fanelën e Realit. Ashtu si kam thënë prej javës së shkuar, ashtu si them tani. Kjo do të ndodhë sezonin tjetër”.
Një deklaratë e fortë kjo që bën tifozët e Realit të çmenden dhe nisin të ëndërrojnë. Sipas programit, akordi mes Mbappe dhe Perez është gjetur prej tashmë dy vitesh dhe pritet vetëm që të nënshkruhet.
Ideja e Realit dhe lojtarit ka qenë që të afrohej sa më pranë skadimit të kontratës (në vitin 2022) në mënyrë që të ulej drastikisht çmimi i kartonit.