Rikthehen emocionet në Ligën e Kampionëve me dy super ndeshje

Sot zhvillohen dy ndeshje çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Njëra nga takimet kryesore pritet të jetë ajo në mes Paris dhe Bayernit, e cila zhvillohet në “Parc des Princes”, në Paris.

Takimi i parë ka përfunduar me rezultat 3:2 në të mirë të francezve, ndërsa kjo do të jetë një ndeshje jetike për të dy skuadrat ku do të luftohet deri në minutën e fundit për t’u plasur në gjysmëfinale.

Kryetrajneri i Bayernit, Hans Flick, në këtë duel pritet të hyj pa Lewandowskin, Douglas Costën e Sergio Gnabry. Ndërsa, Pochettino, në mungesë do ti ketë lojtarët si Marquinhos dhe Icardi.

Ndeshje interesante pritet të zhvillohet edhe në Sevilla të Spanjës, ku Chelsea do të luaj rolin e vendasit ndaj Portos. Në duelin e parë blutë e Londrës e fituan me rezultat 2:0, takim ky i cili u zhvillua pikërisht në stadiumin “Sanchez Pizhuan”.

Tuchel nuk mund të llogarisë vetëm në Kanten, kurse Serigo Coneciao do të hyj pa portierin Diego Merieles Costa dhe futbollistët Marcano e Mbaye.

Të dy takimet zhvillohen me orar të njëjta nga ora 21:00./Gazeta-Topi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *