Ylli portugezë, Cristiano Ronaldo flitet se ishte tej mase i zemëruar me bashkëlojtarët e ti gjatë ndeshjes kundër Genoas, ditën e djeshme.
36 vjeçari është duke kaluar një ndër sezonet më të dobëta në karrierë, duke marr parasysh se Juventus është eliminuar nga Liga e Kampionëve dhe tashmë është duke garuar për top katërshe.
“Zonja e Vjetër” regjistroi fitore të rëndësishme ndaj Genoas (3-1) të dielën, por Ronaldo dështoi të shënojë edhe pse zhvilloi 90 minuta të plota.
Sipas gazetës italiane, Gazzetta dello Sport, Ronaldo ishte tejet i zemëruar me bashkëlojtarët që nuk ia kanë pasuar topin në disa raste.
36-vjeçari është parë duke argumentuar me portierin Wojciedh Szczesny gjatë ndeshjes dhe pastaj në fund të ndeshjes ka hedhur fanellën në fushë.
Këto raportime janë shqetësuese për të ardhmen e Ronaldos te Juventusi, ku ka shënuar 97 gola në vetëm 126 ndeshje.