Sistemi VAR po merr kritika të shumta këtë sezon nga tifozët e futbollit.
Por, njeri që e ka kritikuar atë më së shumti është padyshim trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, transmeton Indeksonline.
Këtë e ka bërë edhe në ndeshjen e fundit kundër Real Madridit, ku katalunasit pretenduan për një penalti, por që referi nuk e dha e as nuk e shikoj sistemin VAR.
Mediumi katalunas “Mundo Deportivo” ka shkruar se Ronald Koeman është ankuar për sistemin VAR në 19 ndeshje të ndryshme këtë sezon.
Tifozët e futbollit besojnë që ky sistem po ia humb bukurinë futbollit.