Liverpool afër transferimit të yllit të Barcelonës

Edhe pse vetëm 18-vjeçar, Pedri është paraqitur në të gjitha ndeshjet për Barcelonën, këtë sezon në La Liga.

Liverpool janë të interesuar për shërbimet e spanjollit Pedri, super talentit 18-vjeçar të Barcelonës, të ardhur verën e kaluar nga Las Palmas.

Pedri ka shfaqur formë të jashtëzakonshme këtë sezon, duke qenë një ndër emrat e parë për 11-shen e preferuar të Ronald Koeman.

I njohur për aftësitë e tij të mrekullueshme që të organizoj lojën, Pedri shpesh luan si trekuartist, por e kemi pare duke luajtur edhe në krahun e majtë të sulmit.

Barcelona është në mes të një periudhe tranzicioni, me Koeman që ka promovuar shumë futbollist të rinj në skuadër.

Përveç Pedri-t, edhe lojtarë si Mingueza, Trincao, Puig, Dest dhe Araujo.

Por, asnjë nuk ka impresionuar aq shumë sa mesfushori spanjoll, Pedri, i cili u ftua edhe nga Luis Enrique për kombëtaren e Spanjës.

Shumë ekipe janë të interesuara për shërbimet e tij, dhe të tillë janë edhe gjigantët nga gadishulli Britanik, Liverpool.

Klopp dëshiron ta forcoj skuadrën pas një sezoni të dobët në Premier League, dhe Pedri është duke u vlersuar si një përforcim i nevojshëm për skuadren e “Reds”.

Klauzola e tij e largimit është 70 milionë euro.

Edhe pse Barcelona normalisht do të refuzonte çdo ofertë për talentin spanjoll, nëse një ekip paguan klauzolën e lojtarit, atëherë katalanasit nuk zgjidhje tjetër por të shesin lojtarin.

Nëse klubi nuk i ofron kontratë të re lojtarit, atëherë ekziston rreziku që Barcelona të shesë lojtarin për shumën e klauzolës së vendosur.

Chelsea, Bayern, Paris Saint-Germain dhe Dortmund janë skuadrat tjera që kanë shfaqur interes për Pedri-n.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *