Fansi humbet një bast të pabesueshëm për 90,000 funta, pas “faullit” të Scott McTominay në Son Heung-Min

Një fans i pafat humbi një tiketë të çmendur pasi VAR anuloi golin e parë të Edinson Cavanit për Manchester United kundër Tottenham.

Sulmuesit të United, ju anulua goli i parë nga gjyqtari Chris Kavanagh, pasi në aksionin e golit, Scott McTominay duket se kishte prekur pak në fytyrë sulmuesin e “Spurs”, Heung min Son.

Pas ndeshjes, një tifoz i futbollit ka zbuluar në rrjetin social “Twitter”, se sa shumë i kishte kushtuar ai vendim në bastin e tij.

Fansi postoi në “Twitter”, një foto të bastit të luajtur me 5 funta, me parashikimet për rezultatet e sakta në tre ndeshje të Premier League.

Fansi parashikoi që Newcastle do të mposhte Burnley me rezultat 2-1 dhe West Ham do të siguronte një fitore me rezultat 3-2 kundër Leicester City.

Newcastle – Burnley që përfundoi me rezultatin 2-1 kishte kuotën rreth 13, kurse West Ham – Leicester përfundoi me rezultatin 3-2 kishte kuotën 34.

Por parashikimi i ndeshjes së fundit, ishte që United të mposhte Spurs me rezultatin 4-1, me koutë 41.

Në qoftë se të gjitha ndeshjet do të përfundonin siç e kishte parashikuar fansi, atëherë ai do të fitonte rreth 90,610 funta.

Ndeshja e djeshme përfundoi me rezultatin 1-3, në të mirë të Manchester United, ku lë të kuptohet se fansi ishte i zhgënjyer me vendimin e VAR, për anulimin e golit të Cavanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *