Drita ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në garë për titull të kampionit, në javën e 28-të në Superligën e Kosovës.
Gjilanasit triumfuan 2:4 në kryendeshjen ndaj Llapit në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Në takimin tjetër të zhvilluar në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, Prishtina e ka mposhtur Drenicën.
“Bardhekaltrit” kryeqytetas fituan falë golit të vetëm të realizuar nga Leotrim Kryeziu në minutën e 73-të.
Pas javës së 28-të, Drita vazhdon t’i prijë tabelës në vendin e parë me 61 pikë, tri më shumë se Ballkani dhe katër më shumë se Prishtina.
Në anën tjetër, lufta për mbijetesë vazhdon të jetë e ashpër me disa skuadra që janë të rrezikuara për rënie.