Superliga e Kosovës në futboll sot sjell dy duele mjaft interesante në kuadër të xhiros së 28-të.
Dueli i parë do të zhvillohet ndërmjet Drenicës dhe Prishtinës.
Prishtina qëndron në vendin e tretë me 54 pikë, katër më pak se dy liderët e tabelës. Drenica ka 30 pikë dhe qëndron vetëm tre pikë larg zonës së rrezikut.
Dueli i dytë do të jetë ndërmjet Llapit dhe Dritës, edhe ky duel ka sfidat e veta.
Drita kërkon të mbaje hapin me Ballkanin për vendin e parë, ndërsa Llapi kërkon të qëndrojë larg zonës së rrezikut.
Drita qëndron në pozitën e dytë me 58 pikë, Llapi mban pozitën e shtatë me 33 pikë.
Orari i ndeshjeve,
Drenica – Prishitna, ora: 15:00
KF Llapi – Drita, ora: 15:00.