Munishi: Është mëkat që jemi jashtë objektivave, me këtë skuadër mund të bëjmë gjëra të mëdha

ndeshjen kryesitë të ditës ndaj Feronikelit me rezultat 1:0.

Skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi po kalon formë të mirë dhe kjo ka bërë që trajneri prishtinas të jetë shumë i kënaqur me ekipin por i vije keq që janë jashtë objektivave, pra luftës për titull dhe për Kupën e Kosovës.

“Shumë i kënaqur me lojën dhe rezultatin. Krijuam shumë raste për shënim, por bëmë disa gabime për shkak të rritjes së intensitetit të lojës, megjithatë ne duhet të mësohemi të rrisim tempon e lojës dhe të gjejmë qetësinë para portës. Ne duhet të mundohemi të shënojmë një gol, sepse kur në portë e ke Enea Koliqin është problem ta humbasësh ndeshjen”, deklaroi fillimisht Munishi për “ArtMoion”.

“Ne do të mundohemi ta rrisim konkurencën pasi që konkurenca sjell kualitetin dhe besoj që do të krijojmë një skuadër të fuqishme. Kemi një skuadër fantastike dhe me shumë karakter. Të ju them të drejtën është mëkat që jemi jashtë objektivave, të kishim pak më tepër pikë, pasi që do të bënim gjëra të mëdha”, përfundoi Munishi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *