Ndeshja zhvillohej në Vushtrri, por pas portës kishte ‘boks show’

Vushtrria ka bërë mrekulli, pasi në sekondën e fundit barazoi rezultatin në 3:3 ndaj Dukagjinit, në ndeshjen e sotme të Superligës, shkruan Gazeta Sport.

Por në këtë ndeshje, u pa një skenë mjaft e çuditshme.

Dy fëmijë që sot ishin të angazhuar për të mbledhur topat, janë rrahur prapa portës së portierit të Dukagjinit.

Sigurisht, kamerat që po transmetonin ndeshjen ishin të fokusuara te lëndimi i gardianit, por që për disa sekonda u pa edhe kjo ngjarje e lartë cekur.

Pas ndeshjes, trajneri i Vushtrrisë, Fitim Llapashtica deklaroj se ndihet i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të tij, ndërsa pati ankesa në referim.

“Këtë takim e kishim përgatitur për ta fituar edhe pse e kemi ditur që Dukagjini në radhët e veta ka shumë futbollistë cilësorë. Me rikthimin e rezultatit djemtë treguan forcën dhe karakterin e tyre dhe unë jam i kënaqur me ta.

E kam një apel për drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës që të kenë kujdes në përzgjedhjen e gjyqtarëve për ndeshjet e Superligës, pasi që me një arbitrim të tillë rrezikohet seriozisht kampionati. Mund të eskalojë nga momenti në moment dhe duhet ta evitojmë të keqen. Ne u dëmtuam sot në disa raste dhe kjo sinqerisht nuk është korrekte, andaj është koha e fundit të reagojmë”, deklaroi Llapashtica për SSK.

Vushtrria dhe Dukagjini pas barazimit të sotëm, nuk ndryshojnë asgjë në pozitat e tyre në tabelë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *