Merret vendimi për gjyqtarin që mori nënshkrimin e Haaland

Manchester City fitoi 2-1 ndaj Dortmund sfidën e parë çerekfinale të Champions League mesjavën e kaluar.

Goli i talentit Foden në minutën e fundit të ndeshjes, i dhuroi fitoren ekipit të Pep Guardiolës, teksa një episod i rrallë ndodhi në fund të ndeshjes.

Arbitri anësor i ndeshjes, Octavian Sovre i mori autograf Erling Haaland në fund të ndeshjes. Rumuni pësoi disa kritika, teksa Pep Guardiola e mori gjithçka me sportivitet.

“Ata më thanë, por unë nuk kam parë asgjë. Ndoshta është një tifoz i Haaland, pse të mos ia marrë?! Asisteni ishte perfekt, mbase ai autograf ishte për njërin nga djemtë e tij“, deklaroi trajneri i Manchester City.

Ndërkohë, shkaku i këtij veprimi u zbulua nga presidenti i Komunitet SOS të Autizmit.

“Jo të gjithë e dinë, por Tavi Sovre ka qenë një vullnetar i yni për shumë vite”, deklaroi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *