Fillimisht, me fillim nga ora 13:30 Manchester City do të luajë kundër Leeds United në stadiumin “Etihad Stadium”.
Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola është favorite për të fituar këtë ndeshje, ndërsa Leeds janë të gatshëm t’i bëjnë ballë Citizens.
Më pas, dita do të vazhdojë me ndeshjen Liverpool kundër Aston Villa, dueli i cili u mbyll 7-2 në ndeshjen e parë të këtij sezoni.
Jurgen Klopp ka thënë para ndeshjes se një gjë e tillë nuk duhet përsëritur asnjëherë, ndërsa ‘Luanët’ do të jenë pas Jack Grealish në këtë ndeshje.
Nga ora 18:30, Crystal Palace dhe Chelsea zhvillojnë ndeshjen e radhës në xhiron e 31-të./Lajmi.net/