ZYRTARE: UEFA merr vendim, Kampionati Europian luhet me tifozë

Shtëpia Europiane e futbollit ka marrë një vendim të madh.

Kampionati Europian “Euro 2021” do të zhvillohet me praninë e tifozëve.

UEFA ka njoftuar se deri më tani tetë shtete organizatore të kampionatit kanë pranuar që të lejohen tifozët, kurse katër vende tjera vendimin e tyre do e marrin më 19 prill.

50% e kapacitetit të stadiumit të Shën Petersburgut do të jenë të mbushur me tifozë, ashtu si edhe në Baku.

Amsterdami, Bukureshti, Kpenhaga dhe Glasgoë kanë lejuar 25 deri në 33%, kurse Londra ka konfirmuar se do të lejojnë 25%. Për vendimet e tyre më vonë do njoftojnë edhe Munichi, Roma, Bilbao e Dublini.

Shën Petersburgu ka konfirmuar se ka kapacitet 50% në stadiumin e qytetit, Baku ka konfirmuar se ka 50% të kapacitetit në stadium. Amsterdami, Bukureshti, Kopenhaga dhe Glasgoë do të kenë 25% deri 33% të kapacitetit të tifozëve.

Londra ka konfirmuar një kapacitet minimal prej 25% të stadiumit që të jetë me tifozë. Për tu konfirmuar, kanë mbetur qytetet e Munichut, Romës, Bilbaos dhe Dublinit.

Kujtojmë se “Euro 2020” ishte i paraparë që të zhvillohet në verën e vitit të kaluar, por nuk që e mundur shkaku i koronavirusit. Kampionati Evropian do të zhvillohet në verën e këtij viti, por do të vazhdojë të quhet “Euro 2020”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *