Roma mori një fitore shumë të rëndësishme ditën e djeshme, teksa përmbysi rezultatin kundër Ajaxit, si mysafir, në ndeshjen e parë çerekfinale në Europa Ligë.
Megjithatë përveç rezultatit, një episod i ndodhur në fundin e ndeshjes ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.
Në minutat e fundit, lojtarët e Romës mundoheshin të humbshin minuta sa më shumë, për të marrë fitoren. Këtë u përpoq të bënte edhe talenti “verdhekuq”, Calafiori, por nuk i doli mirë.
Gjatë ekzekutimit të rivënies anësore, Calafiori po ecte ngadal ngadal për të marrë topin, teksa sheh një tjetër top që i përplaset në trup.
Calafiori thought he was on the pitch and nearly rolled over ?pic.twitter.com/C6sKESk5oO
— Troll Sports (@TroIISports) April 8, 2021
Kapësi i topave në stadiumit e Ajaxit, aspak i lumtur për vonesën, ia përplas topin Calafiorit, për t’i treguar se duhet të luajnë më shpejt.