Mbrëmë në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve, Liverpool u mposht nga gjiganti spanjoll, Real Madrid, shkruan Insporti.
“Të Kuqtë” e Kloppit udhëtuan për në Spanjë pas superparaqitjes që patën ndaj Arsenalit, mirëpo në Madrid nuk i gjetën të njëjtat rezultate.
Megjithatë, ajo që ra në sy është reagimi i Kloppit pas përfundimit të ndeshjes.
Por, për çfarë ishte zemëruar kaq shumë Klopp?
Ai shpjegoi në intervistën pas ndeshjes e kishte të bënte me mungesën e vendimeve ndërmarra nga gjyqtari për Sadio Mane.
Senegalezi u rrëzua për tokë shumë herë, por, në shumë raste, nuk u dha faull.
Klopp akuzoi Brych për marrjen e vendimeve ‘personale’ kundër Mane.
“Nuk e kuptoj veprimin e gjyqtarit kundrejt Sadio Manes, kishte faull të qartë shumë herë”, tha Klopp për Goal.
“Kjo është ajo që unë i thashë atij pas ndeshjes, që thjesht mendova se ishte i padrejtë me Sadio”.