Futbolli evropian edhe sot (e mërkure) do të ketë në program disa ndeshje, interesante.
Ndeshjet më interesante do të zhvillohen në Ligën e Kampionëve.
Kampioni aktual evropian, Bayern Munich është nikoqir i finalistit të vitit të kaluar të Ligës së Kampionëve, PSG.
“Bavarezët” presin në “Allianz Arena” francezët në ndeshjen e parë në kuadër të çerekfinales.
Lojë tjetër e çerekfinales në Ligën e Kampionëve do të jetë përballja Porto – Chelsea.
Porto do të luajë si vendas por në stadiumin e Sevilës “Ramon Sanchez-Pizjuan”, për shkak të pandemisë me COVID që të dy skuadrat nuk do t’i luajnë ndeshjet në stadiumet përkatëse.
Në Serie A do të luhen dy ndeshje të mbetura të skuadrave përkatëse.
Ndeshja më interesante do të zhvillohet në “Allianz Stadium”, ku Juventus pret Napolin.
“Zonja e vjetër” që ka po kalon një nga edicionet më të dobëta viteve të fundit do të kërkojë fitoren që të paktën të qëndrojë në top 4she të ligës.
Te Napoli deri në momentin e fundit nuk dihet se kush do të luajë përkrah Koulibalys në mbrojtjes, e që sipas mediave italiane futbollisti kosovar Amir Rrahmani ka gjasa reale të startojë.
Në Itali do të zhvillohet edhe një ndeshje tjetër që u shty për shkak të koronavirusit.
Interi do t’i bëjë “konak” Sassulos në “San Siro” dhe do të kërkojë që të rritë epërsinë në pikë larg vendit të dytë.
Që të dy ndeshjet e Serie A do të fillojnë nga ora 18:45.
Në Laligën spanjolle do të kemi në program një ndeshje.
Real Sociedad pas triumfit në finale të Copa Del Rey, do të takohet me kundërshtarin që e kishte në këtë finale vikendin e kaluar Athletico Bilbao.
Derbi bask do të zhvillohet nga ora 21:00 në stadiumin “San Sebastian”. /Zeri.info