Erling Haaland është një nga futbollistët më të përfolur për momentin, për shkak të golave të shumtë që shënon si dhe sjelljes së tij në intervista. 20 vjeçari nga Norvegjia shihet si zëvendësuesi i artë i Cristiano Ronaldos, për shkak të karakteristikave të përafërta. Adhurimi drejt tij nuk vjen vetëm nga tifozët, por edhe nga stafi i gjyqtarëve.
Në përfundim të ndeshjes, një nga asistentët e gjyqtarit kryesor ka vrapuar drejt tunelit për të takuar Erling Haaland dhe t’i kërkojë një autograf, që për sulmuesin e ri është më i veçanti që ka dhënë deri më sot. Pavarësisht inatit që lojtarët e Dortmundit kishin me arbitrin kryesor Ovidiu Hategan, i cili anulloi golin e Bellingam, Haaland ruajti profesionalizmin dhe e dhuroi me kënaqësi këtë autograf. Ky gjest është mjaft i rrallë, por ja që futbolli nuk dështon asnjëherë të na habisë.
A referee’s assistant should not be asking a player for autographs after a match in the tunnel as happened with Haaland.
UEFA won’t want to see this surely pic.twitter.com/nA94n3k27W— Rob Harris (@RobHarris) April 6, 2021