Është shënuar edhe goli i tretë në ndeshjen ndërmjet Real Madridit dhe Liverpoolit.
Mysafirët kanë arritur të ngushtojnë epërsinë e Los Blancos në 2:1 në minutën e 51-të.
Është ylli egjiptian, Mohamed Salah ai që ka shënuar për të rikthyer në lojë “Të Kuqtë” e Jurgen Klopp.
GOAL MO SALAH. Great run and solid assist by Jota to give Liverpool a big away goal. #RMALIV #UCL #ucl pic.twitter.com/r8QAWyo1eA
— kev (@Kevinmarth) April 6, 2021
Kujtojmë se kjo është ndeshja e parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve.
Ndryshe, mesfushori shqiptar i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri është duke e ndjekur ndeshjen nga stoli.