Real Madrid ka dyfishuar epërsin ndaj Liverpoolit, në një nga ndeshjet më interesante të çerekfinales të Ligës së Kampionëve.
“Los Blancos” po fitojnë në “Alfredo Di Stefano” ndaj skuadrës angleze me rezultat 2-0.
Goli i dytë nga madrilenët erdhi si pasojë e një gabimi skandaloz nga Arnold, ku një pasim të kthyer gabimisht prapa u shfrytëzua nga Marco Asensio.
Asensio makes it 2-0! ?#ChampionsLeague pic.twitter.com/UExH8JM41F
— SoccerMatrix ⚽ (@Soccer_Matrix) April 6, 2021
Goli i parë u shënua nga Vinicius, i cili me lehtësi shënoi ndaj Alisson Becker.
Në ditën e ndeshjes “mbretërve” i erdhi një lajm i keq, pasi që mbrojtësi Raphael Varane është infektuar me koronavirus, përpos tij te skuadra e Zidane mungojnë edhe kapiteni Sergio Ramos, Eden Hazard dhe Dani Carvajal.
Mungesa kanë edhe “të kuqtë” të cilët janë pa Virgil Van Dijk, Joe Gmoez, Jordan Henderson, Joel Matip dhe Divock Origi.
Xherdan Shaqiri për Liverpoolin është në bankën rezervë.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet me 14 prill në “Anfield”.