Trajneri i Tottenham, Jose Mourinho i qëndroi pranë Eric Dier në rastin e përleshjes me një tifoz në ndeshjen e FA Cup ndaj Norwichit.
Ylli i Tottenham u ngjit në pjesën perëndimore dhe u konfrontua me një tifoz, i cili raportohet se ishte duke u grinder me vëllaun e Dierit.
Pamjet janë bërë virale në rrjetet sociale dhe reprezentuesi anglez do t’i nënshtrohet hetimeve nga Federata angleze e futbollit.
Pas ndeshjes, trajneri Jose Mourinho e komentoi këtë rast.
“Unë nuk mendoj se kjo është gjëja më e rëndësishme e lojës, në fakt ajo nuk i përket lojës. Unë mendoj se loja ishte fantastike. Ishte një përfaqësim i vërtetë i asaj që është Kupa e FA dhe duhet të jetë që unë do të preferoja të flas për lojën. Por nuk mund të largohem nga pyetja juaj. Unë mendoj se Eric Dier bëri diçka që ne profesionistët nuk mund ta bëjmë, por në këto rrethana secili prej nesh do të bënte. Sepse kur dikush ju fyen juve dhe familja juaj është atje dhe ju përfshiheni me një person që po ju fyen, në këtë rast një vëlla më i vogël, unë mendoj se Eric bëri atë që ne profesionalisht nuk mund ta bëjmë. Por po e përsëris, me siguri të gjithë do ta- bënin. Përsëris, ne profesionistë që nuk mund të bëjmë, por përsëris se jam me lojtar dhe e kuptoj lojtarin” – u shpreh strategu portugez.
Norwich eliminoi Tottenhamin falë penalltive, pasi 120 minutat e ndeshjes nuk dhanë fitues.