Trajneri i Liverpoolit Jurgen Klopp ka insistuar që hakmarrja nuk është në mendjen e tyre, para ndeshjes së parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit.
Përballja e sotme në “Santiago Bernabeu” do të jetë e para, që nga finalja e Ligës së Kampionëve në sezonin 2017/18, të cilën Madridi e fitoi 3:1, vetëm për të ngritur trofeun e tretë radhazi të këtij kompeticioni.
Humbjen në Kiev, Liverpooli e shfrytëzoi si mësim, ku në finalen e sezonit 2018/19 mposhtën skuadrën londineze Tottenham, dhe arriti ta ngritë trofeun e gjashtë të Ligës së Kampionëve.
Pas tre viteve që nga finalja ku Garreth Bale shënoi dy gola për ta mposhtur Liverpoolin, Klopp thotë që skuadra e tij e ka lënë atë humbje në të kaluarën.
“Nuk jemi në këtë aventurë për hakmarrje. Jeta është kështu. Nuk jam person që beson në hakmarrje, por nëse mund ta arrijmë atë gjë do të ishte mirë. Ne ndihemi që jemi duke pasur momente të mira në Premier Ligë. Tani shpresojmë ta mbajmë këtë ecuri”, tha Klopp.
“Motivimi jonë është në nivelin më të lartë, sepse kjo është Liga e Kampionëve, dhe ne dëshirojmë që të kalojmë në raundin tjetër, nuk ka asgjë të bëjë me 2018-ën. Në momentin që e pash kundërshtarin në ceremoninë e shortit, pastaj mu kujtua finalja e Kievit”, shtoi trajneri gjerman.
Sot, Liverpooli do të jetë mysafirë i Real Madridit, përballje kjo që i takon ndeshjes së parë të fazës së çerekfinales së Ligës së Kampionëve. Po ashtu, kjo do të jetë përballja e parë mes këtyre dy skuadrave, që nga finalja e sezonit 2017/18 në Kiev, ku “Galaktikët” mposhtën “Të Kuqtë” me rezultat 3:1.