Megjithëse se pati shumë shpresa se Eden Hazard do të ishte në gjendje të luante rol sado të vogël në ndeshjen e parë çerekfinale të Real Madridit kundër Liverpoolit në Ligën e Kampionëve, trajneri Zinedine Zidane nuk e ka ftuar fare belgun për takimin e së martës.
Real Madridi e pret Liverpoolin në stadiumin “Alfredo di Stefano” në Madrid, të martën në orën 21:00, raporton Gazeta Express.
Vendimi i francezit ka të bëjë me problemet e vazhdueshme dhe të gjata të Hazardit me gjendjen fizike, duke parë se i ka pasur disa lëndime këtë sezon.
Përveç mungesës së belgut, një mungesë tjetër e madhe që dihet tashmë është Sergio Ramos, i cili është i lënduar.
Ndërkohë, nga lëndimi është rikthyer Fede Valverde dhe do të jetë pjesë e skuadrës.
Lista e plotë e të ftuarve nga Zidane:
Portierë: Thibaut Courtois, Andriy Lunin, Diego Altube.
Mbrojtës: Eder Militao, Raphael Varane, Nacho, Marcelo, Alvaro Odriozola, Ferland Mendy.
Mesfushorë: Toni Kroos, Luka Modric, Casemiro, Fede Valverde, Isco, Sergio Arribas.
Sulmues: Karim Benzema, Marco Asensio, Lucas Vazquez, Vinicius, Mariano Diaz, Rodrygo.