Shpërthen Guardiola: UEFA dhe FIFA po i vrasin futbollistët

Pep Guardiola ka shprehur të gjithë pakënaqësinë e tij ndaj UEFA-s dhe FIFA-s, përgjegjëse sipas tij për një kalendar rraskapitës të klubeve, plot angazhime, i cili ndikon shumë në gjendjen dhe performancën e lojtarëve:

“Futbollistët janë qenie njerëzore, nuk janë makina. Unë i njoh lojtarët, disa prej tyre janë gjithmonë të zemëruar, sepse nuk mund të luajnë çdo ditë, kjo nuk është e mundur. Të garosh në të gjitha garat këtë sezon pa spektatorë është e vështirë. Nëse nuk bën rotacione në formacion nuk mund të garosh në të gjitha garat. Nëse nuk do ta bënim këtë, ne nuk do të ishim në pozicionin aktual”.

Manchester City, dominues në Premier League, është ende në garë për trofe në të gjitha frontet: Champions, “FA Cup” dhe “Carabao Cup”: “Djemtë e mi mund të luanin, sepse kanë një mentalitet të pabesueshëm, por kanë nevojë për pushim. UEFA dhe FIFA i kanë vrarë lojtarët, sepse kjo është vërtet shumë. Ne nuk kemi pasur një pushim të vetëm mesjave që kur kemi filluar sezonin, as edhe një.

Kush mund t’i qëndrojë gjithë kësaj ngarkese, jo vetëm fizikisht, por edhe mendërisht, për të qenë gati çdo ditë në ndeshje kundër kundërshtarëve, për t’i fituar ato?! Është e pamundur. Kur bëj rotacion dhe fitoj, unë jam një gjeni dhe njerëzit thonë “bravo Pep”. Kur humbasim, njerëzit pyesin “po pse e ndryshoi formacionin?”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *