Kosova mbrëmjen e kaluar zhvilloi duelin e dytë të grupit në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”, ku u mposht me rezultat 3:1 në udhëtim nga Spanja.
Pas përfundimit të takimit, ka reaguar edhe Federata e Futbollit të Spanjës, ku në një postim në llogarinë zyrtare në Facebook, kanë shkruar se vazhdon rrugëtimi drejt “Katarit 2022”.
“Përfundim në Sevilla. Spanja fiton 3:1 dhe arkëton tri pikë të reja në rrugëtimin drejt ‘Katar 2022”.
Ndryshe, Furia e kuqe tashmë ka fituar katër prej pesë ndeshjeve të fundit në të gjitha garat, duke e humbur një dhe duke barazuar në dy të tjera.
Verdhekaltrit, në anën tjetër, i kanë humbur tri prej pesë ndeshjeve të fundit, duke i fituar dy të tjera dhe duke barazuar në një tjetër.
Derisa Spanja përjetoi barazim zhgënjyes 1:1 me Greqinë në ndeshjen e saj hapëse në kualifikime për Botërorin e Katarit para se ta mposhte Gjeorgjinë me zor në ndeshjen pasuese, Kosova u mposht bindshëm 3:0 nga Suedia në ndeshjen e saj hapëse në Prishtinë.