Është mbyllur pjesa e parë në ndeshjen e sontme mes Spanjës dhe Kosovës.
Kombëtarja e Spanjës po përballet sonte me Kosovën në kuadër të kampanjës eliminatore për Kupën e Botës “Katar 2022”.
Pas 45 minutash, Spanja është në epërsi 2:0 me golat e shënuar nga Dani Olmo (’34) dhe Ferran Torres (’36).
Kjo ndeshje është e vlefshme për grupin B eliminator.