“Dardanët” në takimin e sontëm ndaj Spanjës do të jenë të veshur me fanellat e dyta, të cilat janë më ngjyrë të bardhë.
Kjo do të jetë hera e parë që Kosova do të luaj me këto fanella, pasi që në dy takimet e kaluara ndaj Lituanisë dhe Suedisë ishin paraqitur me fanella ngjyrë blu dhe ngjyrë të zezë.
Dizajni i ri i fanellave ka bërë kurioz gjithë opinionin sportiv për t’i parë ato teksa prezantohen nga futbollistët në fushën e lojës.
Dueli ndërmjet Spanjës dhe Kosovës zhvillohet në stadiumin “La Cartuja” në Sevilla dhe fillon nga ora 20:45.