Ylli i skuadrës së PSG-së dhe Kombëtares së Francës, Kylian Mbappe ka ardhur me një vendim të papritur.
Këtë vit siç dihet do të zhvillohen Lojërat Olimpikë “Tokio 2020”, ku një ndër kompeticionet e rëndësishme është dhe kampionati i futbollit i të rinjve në moshën nën 23 vjeç.
Sulmuesi francez, Kilian Mbappe sipas gazetës franceze “L’equip”, ka refuzuar që të udhëtoje më kombëtaren franceze drejt Tokios, sepse i duhet hapësirë që të qartësojë të ardhmen e tij.
Me Realin që i është vënë prapa, Mbappe e ka humbur qetësinë dhe sipas zërave 22 vjeçari dëshiron një transferim drejt madrilenëve ku do të merrte rolin e liderit. Mbappe bashkë me sulmuesin tjetër Haaland, janë në qendër të merkatos për momentin dhe shumë shpejt pritet të mësohet e ardhmja e tyre.