Turpi i radhës nga spanjollët! Komentatorët nuk guxojnë të përmendin emrin Kosova në transmetim

Sot është dita e ndeshjes (e mërkurë). Përfaqësuesja e Kosovës është gati për përballjen e parë të saj në histori ndaj Kombëtares së Spanjës. Kjo ndeshje është e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Megjithatë, e përditshmja spanjolle “Marca” ka raportuar se gjatë transmetimit të ndeshjes, komentatorët e kanë të ndaluar ta përdorin emrin Kosova për shkak se shteti i Spanjës nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

“Dueli mund të ndiqet në ‘La 1’ dhe është një sprovë për komentatorët pasi ata nuk do të jenë në gjendje t’i referohen rivalit me emër: Kosova. Shpjegimi i kësaj është se shteti i Spanjës nuk e njeh Kosovën si shtet”, ka shkruar “Marca”.

Në fakt, gazeta ka shkruar se televizioni publik i Spanjës gjithashtu është dashur të bëjë disa modifikime në mënyrë që gjatë ndeshjes t’i referohet emrit të Kosovës si Federata e Futbollit të Kosovës. Bazuar në këtë, ka indikacione se ky televizion nuk do të transmetojë as momentin kur do të hapet flamuri i Kosovës dhe të intonohet himni para ndeshjes që do të luhet në Sevilla.

Shteti spanjoll është ndër pesë shtetet evropiane që nuk njeh pavarësinë e Kosovës, të shpallur më 17 shkurt të vitit 2008.

Përfaqësuesja e Kosovës sonte do jetë mysafire e Spanjës në ndeshjen e grupit B.

Ndeshja do të zhvillohet në Sevilla me fillim të orës 20:45. /Insporti.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *