Kosova sonte do ta ketë një ndeshje të vështirë kundër Spanjës në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Botëror.
Humbja në sfidën e parë ndaj Suedisë me rezultat 0:3, ka bërë që trajneri Bernard Challandes në përballjen me Spanjën ta përforcojë mbrojtjen.
Kështu në ndeshjen kundër Spanjës e cila nis nga ora 20:45, pritet të rikthehet në formacion Ibrahim Dresevic i cili do t’i ndihmojë në mbrojtje, Alitit, Vojvodës, Kolollit e Hadergjonajt, derisa në portë as këtë herë nuk pritet të ketë ndryshime dhe ajo vazhdohet t’i besohet Ujkanit.
Formacioni i mundshëm i Kosovës mund të ketë ky si më poshtë.