Sot është dita e ndeshjes së Përfaqësueses së Kosovës kundër Kombëtares së Spanjës. Rreth kësaj ndeshje është bërë shumë bujë në mediet vendore dhe spanjolle, pas skandaleve të krijuara nga Federata e Futbollit të Spanjës, duke mos njohur Kosovën si shtet të pavarur.
Megjithatë, sot në ballinë në gazetës më të famshme sportive në shtetin spanjoll “Marca” është artikulli me titullin “titullin “Spanja njeh Kosovën”, duke theksuar se “Dardanët” do të jenë kundërshtarët e 92-të në histori të Spanjës.
“Sot nuk është një ditë tjetër në historinë e ekipit kombëtar. 31 Mars 2021 do të mbetet data në të cilën Spanja u përball me një rival që Qeveria jonë nuk e njeh. Federata Spanjolle e Futbollit nuk i paraqiti asnjë kërkesë FIFA-s për të mos luajtur me Kosovën, gjë të cilën e bëri Serbia, Rusia dhe Bosnja-Hercegovina. Shorti i Kosovës po shkonte në grupin A, por më parë Serbia ishte tashmë atje, gjë që bëri që ata të kalojnë automatikisht në B. Dhe atje ishte Spanja. Dhe rrëmujë. Sot, në La Cartuja, ndeshja do të zhvillohet nën ritualet që FIFA dhe UEFA imponojnë në të gjitha duelet e kombëtareve” – thuhet mes tjerash në këtë artikull.
Gazeta spanjolle gjithashtu ka përmendur faktin se nga Grupi B, vetëm Suedia njeh shtetin e Kosovës. Kujtojmë se në këtë grup krahas Kosovës dhe Suedisë, janë edhe Spanja, Greqia e Gjeorgjia.
Ndryshe, Spanja dhe Kosova takohen sonte në “La Cartuja” të Sevillës nga ora 20:45. Kjo ndeshje është e vlefshme për kualifikime në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.