Federata e Spanjës s’e përmend Kosovën askund në konferencë për ndeshjen e nesërme

Ashtu si disa media së fundmi, as Luis Enrique nuk ia ka përmendur emrin Kosovës në konferencën për shtyp para sfidës të mërkurën.

Në të gjitha deklaratat e Luis Enrique në Twitter, në faqen e Federatës së Futbollit të Spanjës, nuk figuron emri Kosovë, me të cilën Kombëtare do të luajë të mërkurën Spanja.

“Unë pres një rival si në ndeshjet e mëparshme. Është një ekip ndryshe nga Greqia dhe Gjeorgjia. Ata janë të guximshëm dhe do të na rrezikojnë. Është një ekip që më pëlqen. Ata guxojnë të rrezikojnë. Kanë një sulm të mirë që mban topin. Unë pres një kundërshtar të vështirë”, ka thënë Enrique.

Në të gjitha deklaratat e postuara nga Federata në “Twitter”, askund pra nuk figuron kundërshtari i nesërm, Kosova, ashtu siç kishin bërë mediat ditë më parë.

Sido që të jetë, në stadium është vendosur flamuri i Kosovës, po ashtu testuar himni, çka do të thotë se me insistim të UEFA-s, ndeshja do të zhvillohet me të drejta të barabarta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *