Mesfushori i Përfaqësuesës së Kosovës, Hekuran Kryeziu ka folur në një konferencë për media para ndeshjes me Spanjën.
Ai ka thënë se ka analizuar ndeshjen me Suedinë, dhe është nder të luash ndaj një kombëtareje si Spanja, shkruan lajmi.net.
Kryeziu ka thënë se lojtarët do ta japin më të mirën në fushë.
“Ka qenë një ndeshje e vështirë me Suedinë, e kemi analizu atë lojë. Është një kënaqësi me lujt një ndeshje me ndër kombëtaret më të mira në botë. Do ta japim më të mirën në fushë”, tha ai.