Ramadani: Na mungoi agresiviteti, çdo pikë që humbim nga penalizon në luftën për titull

Derbi mes Prishtinës dhe Gjilanit ka përfunduar me rezultatin e barabartë 0-0.

Ndeshja e mbetur e xhiros së 26’të të Superligës së Kosovës ka përfunduar me rezultatin e barabartë 0-0.

Pas ndeshjes, trajneri i Prishtinës, Zekrija Ramadani ka theksuar se lojtarëve i mungoi agresiviteti dhe ndoshta dëshira nuk ishte e nivelit të duhur.

“Nuk dua t’ia lë fajin pushimit, por duhet të shikojmë te vetja, na mungoi agresiviteti, ndoshta ishte dëshira, por jo në nivelin e duhur. Ekipi i Gjilanit e bëri punën e vet, nuk na lejoi ta bëjmë lojën tonë, në fund patëm edhe penalltinë qe s’u konrrektizua, ishte një derbi i vërtetë. Jam i bindur që lojtarët e kanë dhënë maksimumin nga vetja”, tha Zekrija Ramadani për Art Sport, shkruan blic.

“Çdo pikë që lëm anash, mund të llogaritet si penalizim, ne duhet të fitojmë ndeshjet tona dhe të presim gabimet e të tjerëve. Ka edhe shumë ndeshje, duhet të luftojmë shumë. Shpresojë që në fund të arrijmë objektivin”, përfundoi Zekrija Ramadani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *