Xhaka më i miri i Arsenalit, i shtati në Premier League

Mesfushori Granit Xhaka nuk po i merr meritat që i meriton tek Arsenali, por gjetjet e fundit kanë treguar se puna e tij nuk po kalon pa u vu re.

Ylli shqiptar i Zvicrës është zgjedhur futbollisti më i mirë i Arsenalit për vitin 2021 deri tash, nga Qendra Ndërkombëtare për Studime në Sport (CIES).

Xhaka është i shtati në Premier League për më së shumti paraqitje, duke u paraqitur në të gjitha ndeshjet e Arsenalit sivjet.

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka qenë vazhdimisht përkrahës i Xhakës.

“Nëse dëshironi të jeni shembull në fushë për karakterin dhe për vendosmërinë, është ai”, kishte thënë Arteta për Xhakën pas ndeshjes me Benfican në Ligën e Evropës në shkurt. “Ai ka luajtur minuta më shumë se kushdo tjetër, por s’ndalet, madje edhe kur është i lodhur. Ai përpiqet shumë ta ndihmojë ekipin”.

28-vjeçari Xhaka kishte pranuar se Arteta ishte arsyeja kryesore për qëndrimin e tij në Emirates, pas telasheve që kishte pasur me fansat në tetor të 2019-s.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *