Mediat serbe çmenden pas intervistës së Ujkanit për “Marca”-n, ja çfarë shkruajnë tash

Kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani sot ka dhënë një intervistë në njërën nga gazetat më të mëdha në Spanjë, “Marca”.

Ujkani aty tregoi për luftën e Kosovës dhe humbjen e shumë anëtarëve të familjes së tij gjatë asaj kohe.

Kjo intervistë bëri që shumë spanjollë ta kuptojnë realitetin, pasi siç dihet Spanjë nuk e njeh shtetësinë e Kosovës dhe nuk ka shumë njohuri për situatën këtu, transmeton Demokracia.com.

Mirëpo, kjo deklaratë e Ujkanit nuk është pëlqyer aspak nga mediat serbe të cilat janë befasuar më mundësinë që i ka dhënë “Marca”.

“Ndeshja mes Spanjës dhe Kosovës ka ngritur shumë pluhur për shkak se Spanja nuk e njeh shtetin e rremë të Kosovës. Ajo pas shantazhit të UEFA-s dhe FIFA-s, është e detyruar të pranojë intonimin e himnit dhe të shfaqë flamurin e Kosovës në stadiumin Khartoum. Aq më keq përpara ndeshjes gazeta e madhe madrilene “Marca” i bëri një intervistë një përfaqësuesi të të ashtuquajturës “Kosovë”, Samir Ujkanit. Ai shfrytëzoi mundësinë duke treguar se si serbët kryen mizori në Kosovë dhe Metohi”, ka shkruar “Kurir” pas intervistës së Ujkanit duke pretenduar se asgjë aty nuk ka të vërtetë.

Spanja e Kosova do të luajnë nesër nga ora 20:45 në Sevilla në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *